Arda Gyler, mesfushori që Mou i ka lënë në dorë lojën! Turku, pikë referimi e sulmit të “Los Blanco”

10 November 2026, 23:40 / SPORT ALFA PRESS

Arda Gyler, mesfushori që Mou i ka lënë në dorë

Zhose Murinjo ka vendosur t’i japë Arda Gylerit liri të plotë në aspektin pozicional te Real Madridi, duke i mundësuar mesfushorit turk të lëvizë në zona të ndryshme të fushës dhe jo të qëndrojë i kufizuar vetëm në krahun e djathtë.

Trajneri portugez dëshiron që 21-vjeçari të ketë mundësinë të gjejë hapësirat ku mund të ndikojë më shumë në lojën e skuadrës. Për këtë arsye, Mou u ka kërkuar edhe lojtarëve të tjerë të përshtatin lëvizjet e tyre, në mënyrë që të ruhet ekuilibri taktik i ekipit. Gyler është shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm të Real Madridit nën drejtimin e Murinjos, duke pasur rol të veçantë në ringritjen e fundit të skuadrës, e cila ka regjistruar tetë fitore radhazi.

Mesfushori turk ishte sërish vendimtar në fitoren 3-0 ndaj Valencias të dielën në “Mestaja”, duke konfirmuar edhe një Hherë rëndësinë që ka në planet e trajnerit portugez. Ky ndryshim taktik dëshmon besimin e madh që portugezi ka te aftësitë e Gylerit. Përveç kësaj, turku ka krijuar një bashkëpunim shumë të mirë me Kilian Mbape, me të cilin ka kombinuar në disa prej golave të Real Madridit gjatë këtij sezoni.

Rëndësia e tij për skuadrën u pa edhe në ndeshjen ndaj AEK të Athinës në Ligën e Kampionëve, kur Gyler u la pushim. Në atë përballje, madrilenët hasën vështirësi dhe iu desh një reagim në minutat e fundit për të siguruar fitoren.

Murinjo duket se ka gjetur mënyrën për ta shfrytëzuar maksimalisht potencialin e talentit turk, duke e bërë atë një nga pikat kryesore të lojës së Real Madridit.

Po ndodh...