Dyshohet për spiunazh në favor të Rusisë/ Arrestohet ushtari i lartë amerikan në Britani, në hetim edhe kazermat e NATO-s
Një ushtar i lartë i Ushtrisë Amerikane është arrestuar në Britaninë e Madhe, nën dyshimin për përfshirje në vepra penale që lidhen me sigurinë kombëtare dhe Rusinë.
Arrestimi i 41-vjeçarit u krye të martën pranë Gloucester, nga Policia Kundër Terrorizmit në Londër. Ai dyshohet për shkelje të neneve 1 dhe 3 të Aktit të Sigurisë Kombëtare të vitit 2023, që lidhen përkatësisht me marrjen ose zbulimin e informacionit të mbrojtur dhe ndihmën ndaj një shërbimi të huaj inteligjence.
Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë nisur kontrolle në dy ambiente në Gloucestershire.
Sipas BBC-së, ushtari ishte i vendosur në kazermat Imjin në Innsworth, Gloucestershire, ku ndodhet selia e Korpusit Aleat të Reagimit të Shpejtë të NATO-s.
Rëndësinë e operacionit e ka theksuar edhe drejtori i FBI-së, Kash Patel, i cili e cilësoi arrestimin si një çështje serioze që lidhet me dyshime për spiunazh.
“Ky arrestim i rëndësishëm përfshin akuza për spiunazh, gjë që është shqetësimi më i madh për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”, deklaroi Patel.
Ai shtoi se FBI-ja nuk do të tolerojë veprime që rrezikojnë sigurinë kombëtare amerikane dhe atë të partnerëve të saj.
Edhe zëvendësndihmëskomisionerja Vicki Evans, nga Policia Kundër Terrorizmit, e cilësoi arrestimin si të rëndësishëm, duke theksuar se hetimet vijojnë dhe se dyshimet janë serioze.
Ushtari ndodhet aktualisht në paraburgim në një komisariat në Londër. Në bazë të Aktit të Sigurisë Kombëtare të vitit 2023, ai mund të mbahet deri në 14 ditë pa u ngritur zyrtarisht akuzë.
Ndërkohë, gjenerali i brigadës Sean Stinchon, komandant i Komandës së Kundërzbulimit të Ushtrisë Amerikane, paralajmëroi për rrezikun që paraqesin kërcënimet e brendshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për persona që kanë akses në informacione sensitive.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Atdheu pa semaforë
Historia nuk mund të përsëritet më!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
