Kërkon të marrë pjesë në Asamble, Klosi i përgjigjet Veliajt: Merr leje nga SPAK njëherë, do ta diskutojmë në forume

10 November 2026, 21:24 / POLITIKË ALFA PRESS
Kërkon të marrë pjesë në Asamble, Klosi i

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka reaguar pas kërkesës së bërë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë pjesë në Asamblenë e Partisë që zhvillohet më 14 nëntor.

Në një intervistë për Klan News, Klosi tha se Veliaj fillimisht duhet të marrë një përgjigje nga organet e drejtësisë, konkretisht nga Prokuroria e Posaçme, nëse mund të marrë leje për të folur në asamble dhe më pas   do të diskutohet dhe në forumet e partisë.

“U njoha me atë letër, është një moment që do ta diskutojmë në forumet tona por raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne e kemi kundërshtuar që ditën e parë, për faktin e moslejimit të funksioneve të ushtrimit të detyrave të tij  si kryetar bashkie i zgjedhur në një qytet që e ndjen nevojën e e të pasurit të një kryetari në detyrë. Ne e kemi kundërshtuar këtë situatë, kemi bërë përpjekje jo të vogla për të krijuar një bazë ligjore qa ta kundërshtojë procesin e paraburgimit si masë e parë, sepse jemi keq me paraburgimin, edhe krahasuar më Rusinë jemi më keq për njerëzit e paraburgosur përpara se të marrin dënim dhe të dënohet dhe kjo është një situatë krejt absurde. Por nuk është një raport me asamblenë, por është një raport me drejtësinë, e kemi ka marrë atë vendim që ka marrë. Ne e kemi kundërshtuar, e kemi cilësuar një nga momentet qe duhet të kemi reflektim. Është një praktikë e draftuar në konsultim me publikun për të pasur një qëndrim të plotë. Por siç e thashë Raporti i kërkesës që ju përmendni është një raport me organet e drejtësisë jo me të partisë”, tha Klosi ndërsa ngriti dhe shqetësimin e paraburgimit.

Po nëse SPAK i jep leje, si do të veprojë PS, a do ta mirëpresë Veliajn? Klosi tha: “Pastaj do ta gjykojmë në bazë të një vendimi  që do të marrin organet e drejtësisë ne nuk gjykojmë organet e drejtësisë së re. Ato e kanë krijuar këtë ngërç, nuk e kanë krijuar organet e partisë”.

Lajmi në përditësim...

Po ndodh...