Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira, do të ulte tensionet e protestave

10 November 2026, 18:03 / POLITIKË ALFA PRESS
Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka mbështetur idenë e krijimit të një qeverie teknike në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një mundësi për të rikthyer besimin e qytetarëve te procesi zgjedhor dhe për të ulur tensionet politike në vend.

Gjatë një diskutimi në Komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), Gahler u shpreh se një qeveri teknike do t’u jepte qytetarëve shpresë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithashtu, një qeveri teknike do të bindte shoqërinë civile dhe do të ulte tonet e protestave, për arritjen e paqes”, deklaroi eurodeputeti.

Qëndrimi i tij vjen në një kohë kur në Shqipëri vijojnë protestat kundër qeverisë dhe kërkesat për ndryshime politike. Gahler ka reaguar edhe më herët për situatën në vend, duke ngritur shqetësime për lidhjet mes shtetit, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar, si dhe për ndikimin e tyre në perspektivën evropiane të Shqipërisë.

 

 

Po ndodh...