Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut për të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së

10 November 2026, 15:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet më 14 nëntor. 
 
Përmes një shkrese zyrtare të dërguar nga paraburgimi në Fier, Veliaj i është drejtuar sot Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi dhe prokurorit të çështjes në SPAK, duke kërkuar që t’i garantohet pjesëmarrja fizike në mbledhje ose, nëse kjo nuk është e mundur, përmes një lidhjeje me videokonferencë.

Në kërkesën e tij, Veliaj thekson se masa e sigurimit “arrest në burg” nuk duhet ta privojë nga ushtrimi i të drejtave politike dhe statutore që gëzon si anëtar i Asamblesë Kombëtare, i Kryesisë së PS-së dhe i strukturave drejtuese të partisë në Tiranë. Ai kërkon që t’i krijohet mundësia të ndjekë diskutimet, të marrë fjalën, të paraqesë propozime dhe të marrë pjesë në vendimmarrje, duke argumentuar se kufizimi i lirisë së lëvizjes nuk nënkupton automatikisht humbjen e këtyre të drejtave.

Veliaj i kërkon gjithashtu SPAK-ut shqyrtimin urgjent të kërkesës dhe bashkërendimin me autoritetet penitenciare për mundësimin e pjesëmarrjes së tij.

Në shkresë ai nënvizon se nuk kërkon ndryshimin apo pezullimin e masës së sigurisë, por vetëm garantimin e ushtrimit të të drejtave të tij politike, duke respektuar kufizimet ligjore të paraburgimit.

Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS

Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS

Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS

Po ndodh...