Gjyqi ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut, babai i Noizy-it paraqitet në SPAK

10 November 2026, 11:35 / AKTUALITET ALFA PRESS
Gjyqi ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut, babai

Bashkim Rajku, babai i këngëtarit Rigels Rajku është paraqituar ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion për të dëshmuar në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut. Më herët, për të dëshmuar në këtë gjyq është thirrur edhe vetë këngëtari Rigels Rajku.

Në kuadër të kësaj çështje, dëshmia e të penduarit Artan Tafani zbuloi disa nga krimet e bandës, ku një prej tyre ishte edhe vendosja e tritolit ndaj lokalit të Noizyt. Të dy bizneset rezultojnë me pronësi të përbashkët në QKB nga reperi dhe anëtarë të familjes së tij. Ndërsa si godinë, është marrë me qira nga babai i këngëtarit, Bashkim Rajku.

Po ndodh...