PS mblidhet në Lalëz, Rama nën presionin e protestave që nuk po ndalen në kryeqytet
Partia Socialiste do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare. Mbledhja është parashikuar të zhvillohet në Gjirin e Lalëzit, në orën 10:00, ku pritet të mblidhen përfaqësuesit dhe drejtuesit e strukturave socialiste nga i gjithë vendi.
Takimi i socialistëve zhvillohet në një moment të rëndësishëm për situatën politike në vend, ndërsa në Tiranë vijojnë protestat e studentëve dhe të rinjve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Lëvizja studentore, e cila ka vijuar prej më shumë se 150 ditësh, ka paralajmëruar intensifikimin e aksionit të saj, duke organizuar dy protesta kombëtare në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë, përpara Ministrisë së Arsimit. Në qendër të kërkesave të protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa bojkoti i procesit mësimor vijon në kuadër të protestës.
Pavarësisht thirrjeve të kryeministrit për dialog, studentët kanë këmbëngulur se nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre kryesore. Protestave u janë bashkuar në shenjë solidariteti edhe pedagogë e qytetarë, ndërsa tubimet e fundit janë shoqëruar edhe me përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Në këtë klimë tensioni politik dhe social, mbledhja e Asamblesë Kombëtare pritet të jetë një moment ku drejtuesit socialistë do të diskutojnë zhvillimet politike dhe organizimin e partisë. Megjithatë, deri më tani nuk është bërë publik një rend dite i detajuar për mbledhjen.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Atdheu pa semaforë
Historia nuk mund të përsëritet më!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
