Tronditet Turqia! Shpërthim në fabrikën e çelikut, deri më tani raportohen 17 viktima

10 November 2026, 09:51 / BOTA ALFA PRESS

Tronditet Turqia! Shpërthim në fabrikën e çelikut, deri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fabrikë të industrisë së çelikut në pronësi të kompanisë HABAS, në zonën e Aliaga-s, në Izmir të Turqisë, ku 17 punëtorë kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm.

Ngjarja ndodhi në lagjen Çakmakli, rreth orës 11:46, gjatë punimeve të mirëmbajtjes në fabrikë. Mediat turke raportojnë se një vinç i madh industrial, i vendosur në tavanin e objektit, është shkëputur dhe ka rënë mbi linjën e gazit natyror, duke shkaktuar shpërthimin dhe më pas zjarrin.

Pas alarmit, në vendngjarje mbërritën forca të shumta zjarrfikëse dhe ekipe mjekësore, të cilat ndërhynë për shuarjen e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë për të plagosurit.

Nga shpërthimi, 17 persona humbën jetën, ndërsa 12 të tjerë u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Të plagosurit u transportuan drejt spitaleve për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, vijojnë procedurat e autopsisë dhe identifikimit të viktimave. Familjarët e punëtorëve të humbur jetën po presin me ankth dhe dhimbje në Institutin e Mjekësisë Ligjore për përfundimin e procedurave.

Fabrika është filmuar edhe nga ajri, ndërsa pamjet tregojnë përmasat e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi dhe zjarri.

Autoritetet turke pritet të vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë për tragjedinë.

Po ndodh...