Qeveria rishikon ligjin, shtyhet sërish rikthimi i basteve sportive online
Rikthimi i basteve sportive online në Shqipëri do të kërkojë më shumë kohë. Edhe pse kuadri ligjor dhe aktet nënligjore për funksionimin e tyre janë përfunduar, qeveria ka vendosur të rishikojë edhe një herë ligjin, me synimin për të forcuar mbikëqyrjen dhe për të shmangur pasojat sociale.
“Ne kemi mbaruar të gjithë kuadrin ligjor sa i përket basteve online, VKM-të përkatëse. Qeveria po e rishikon edhe një herë ligjin për të pasur një mbikëqyrje të kujdesshme, për të mos pasur probleme sociale. Pasi të mbarojë rishikimi i ligjit aktual, do të fillojë operimi i lojërave të fatit”, deklaroi Malaj.
Në mars të këtij viti, në Fletoren Zyrtare u publikuan standardet teknike që përcaktojnë kushtet për funksionimin e basteve sportive online në vend. Ky zhvillim u konsiderua një hap drejt rikthimit të tyre, por procesi është shtyrë sërish për shkak të ndryshimeve që po shqyrton qeveria.
Rishikimi i ligjit synon të garantojë kontroll më të fortë mbi operatorët dhe aktivitetin e basteve, si dhe të kufizojë rreziqet që lidhen me varësinë nga lojërat e fatit dhe problematikat sociale.
Për momentin, nuk është bërë e ditur një datë konkrete për nisjen e aktivitetit. Operimi i basteve sportive online pritet të fillojë pas përfundimit të rishikimit të kuadrit ligjor dhe plotësimit të kushteve të përcaktuara nga qeveria.
(A2 Televizion)
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Atdheu pa semaforë
Historia nuk mund të përsëritet më!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
