Ergys Agasi me targa të posaçme që përdoren nga institucionet shtetërore, SPAK dyshon te Policia e Elbasanit, në makinën e tij edhe 9 diagrame të SHISH-it
Nëntë fletë me diagrame, të cilat SPAK dyshon se janë prodhuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), janë gjetur në makinën e Ergys Agasit. Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), dokumentet përmbajnë informacion të klasifikuar, të përpunuar dhe të gjurmuar në mënyrë operative nga agjentët e shërbimit sekret.
Edhe pse mbrojtja pretendon se nuk ekziston asnjë provë që e vërteton në mënyrë shteruese origjinën e këtyre materialeve, në vendimin e GJKKO-së theksohet se përmbajtja e tyre tregon qartë se informacionet janë siguruar nga burime të brendshme në Shqipëri, por edhe nga jashtë vendit.
Sipas gjykatës, printimet përmbajnë analiza të specializuara gjurmuese dhe të dhëna të përpunuara në mënyrë operative, të cilat dëshmojnë për një punë karakteristike të shërbimeve sekrete.
“Këto mënyra gjurmimi të dhënash, analizimi dhe përpunimi informacioni dhe demonstrimi material i gjithë kësaj pune operative të të dhënave është vepër e shërbimeve sekrete. Sigurisht që hetimi paraprak i mëtejshëm do të duhet ta sqarojë këtë fakt me rëndësi të drejtpërdrejtë relevante me procedimin penal”, thuhet në dokument.
Por në dokumentin në kuadër të hetimeve për ish-drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasin, zbulohet edhe një tjetër detaj që lidhet me mënyrën se si ky i fundit dyshohet se siguronte mjete identifikimi të posaçme.
SPAK dyshon se Ergys Agasi ishte pajisur nga zyrtarë të Policisë së Elbasanit me targa të paidentifikueshme, të cilat nuk përdoren nga automjetet e zakonshme, por rezervohen për disa institucione specifike shtetërore. Ky dyshim ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si Agasi ka siguruar targa të tilla dhe rrethanat në të cilat ato i janë vënë në dispozicion.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Atdheu pa semaforë
Historia nuk mund të përsëritet më!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
