Mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore, priten diskutime për rekomandimet nga OSBE ODIHR-i

9 November 2026, 11:14 / POLITIKË ALFA PRESS

Mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore, priten diskutime për

Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të mblidhet sot në orën 13:00, ku në fokus të diskutimeve do të jenë ndërhyrjet e nevojshme në Kodin Zgjedhor.

Një prej çështjeve që pritet të trajtohet lidhet me ndarjen e re territoriale, pas së cilës Shqipëria do të ketë 46 bashki. Kjo ndryshon edhe mënyrën e ndarjes së mandateve të këshilltarëve bashkiakë, duke kërkuar përshtatjen e Kodit Zgjedhor me organizimin e ri.

Në mbledhje pritet të diskutohen gjithashtu rekomandimet e OSBE/ODIHR, për të cilat Partia Demokratike ka kërkuar që të trajtohen me prioritet. Ndërkohë, mandati i Komisionit përfundon në fund të muajit nëntor.

Po ndodh...