Thellohet skandali me ujin e pijshëm, shtohen rastet me të vjella dhe diarre në Vlorë

Numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës është rritur, pasi kanë shfaqur simptoma si të vjella dhe diarre.
Rastet janë kryesisht në lagjet “28 Nëntori” dhe “29 Nëntori”, ku disa banorë janë paraqitur në urgjencë për të marrë trajtim mjekësor.
Sipas informacioneve, pacientëve u është dhënë serum dhe ndihma e nevojshme mjekësore, ndërsa më pas janë larguar drejt banesave, pa pasur nevojë për shtrim në spital.
Dyshimet e para lidhen me cilësinë e ujit të pijshëm në këto zona. Problematika dyshohet se mund të ketë nisur pas një ndërhyrjeje riparimi në rrjetin e ujësjellësit dhe rikthimit të furnizimit me ujë.
Ndërkohë, analizat e kryera në mostrat e ujit kanë evidentuar mungesë të klorit në dy prej tyre, ndërsa në mostrat e tjera parametrat kanë rezultuar brenda normave të lejuara.
Pavarësisht dyshimeve, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar se problemet shëndetësore të banorëve kanë ardhur si pasojë e konsumit të ujit.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Atdheu pa semaforë
Historia nuk mund të përsëritet më!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
