EMRI/ Grabiti bankën te ‘Komuna e Parisit’, arrestohet pas një jave autori

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të hënë (9 nëntor) autorin e dyshuar të grabitjes së Raiffeisen Bank në zonën e Komunës së Parisit, ngjarje e ndodhur më 2 nëntor.
Në pranga ka rënë Robert Duka, 50 vjeç, nga Vlora, i cili dyshohet se mori rreth 60 mijë euro.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 10:45 të datës 2 nëntor kur një person i maskuar dhe i veshur me rroba të errëta hyri në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armës, iu drejtua fillimisht punonjësit të sigurisë dhe më pas arkëtares.
Autori dyshohet se e kërcënoi arkëtaren duke i drejtuar armën dhe duke i kërkuar paratë. Pasi mori shumën e parave, ai u largua nga banka me një monopatinë elektrike, duke humbur gjurmët në rrugët e kryeqytetit.
Në momentin e ngjarjes, policia ngriti pika kontrolli dhe nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
