Kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës, parashikimi i motit për këtë të hënë

9 November 2026, 08:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe reshje shiu gjatë

Për ditën e Hënë vendi do të ndikohet nga t kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimi (diell). Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohet të jenë prezente në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë ditës reshjet parashikohen të të herëpashershme me intensitet të ulët; hera – herës shtrëngata afatshkurtra kryesisht në qendër e jug.

Pas orëve të mesditës reshjet mbeten prezente por me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në juglindje e lokalisht në veri.

Era pritet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 15 m/s.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Po ndodh...