Kur teoritë konspirative bëhen armë kundër protestës: në Shqipëri mund të jesh gjithçka, përveçse qytetar i lirë

5 November 2026, 14:09 / IDE NGA ADRI NURELLARI

Kur teoritë konspirative bëhen armë kundër protestës:
Në Shqipëri, me sa duket, mund të jesh gjithçka: grek, serb, rus, iranian, antiamerikan, antizionist, sorosian, erdoganist, marksist, antifashist apo agjent i qeverisë. Vetëm qytetar i lirëdhe i pavarur nuk të lejohet të jesh.

Ky është absurdi që ka shoqëruar Revolucionin e Flamingove, protestën qytetare që, në vend tëdebatit për kërkesat e saj, është përballur me një inventar akuzash dhe teorish konspirative, shpesh aq kontradiktore sa përjashtojnë njëra-tjetrën.

Që në ditët e para të saj, kur u bë e qartë se shpërfillja nuk mjaftonte për ta shuar, nisi edhefushata për ta diskredituar protestën. Jo duke kundërshtuar kërkesat, jo duke debatuar mbi faktetapo politikat publike, por duke vënë në dyshim integritetin, identitetin dhe motivet e protestuesve.

Fillimisht protestuesit u paraqitën si instrumente të interesave greke, që gjoja kërkonin tëpengonin konkurrencën turistike shqiptare. Pastaj erdhën serbët, rusët dhe iranianët. Më vonë u shtuan antiamerikanët, antitrumpistët, antizionistët, marksistët, antifashistët dhe sorosianët.

Një protestë e nisur për mbrojtjen e një zone natyrore dhe e zgjeruar drejt çështjeve tëkorrupsionit, kapjes së shtetit dhe përgjegjshmërisë së qeverisjes u trajtua sikur ishte njëoperacion ndërkombëtar me aq shumë sponsorë.

Të krijohej përshtypja gjithë katalogu i armiqve historikë dhe i protagonistëve të teorivekonspirative, që prej dekadash luftojnë e komplotojnë kundër njëri-tjetrit, befas paskëshin arriturnjë konsensus historik në Shqipëri duke u ulur në një tryezë të përbashkët për të organizuarqytetarët shqiptar kundër betonizimit të Zvërnecit.

Por kjo mënyrë diskreditimi nuk mbeti monopol i propagandës qeveritare. Edhe drejtuesit e Partisë Demokratike, ndoshta të indinjuar se iu prish monopoli i zemërimit, u lëshuan me akuzakundër protestuesve.

Më 3 qershor numri dy i PD-së Flamur Noka i quajti protestuesit “mercenarët e Soros”, duke pretenduar se nuk shqetësoheshin për flamingot, por synonin të sulmonin familjen Trump.

Madje, sipas tij, pas organizimit qëndronte vetë Edi Rama, ndërsa protestuesit thjesht po përdoreshin si vegël e tij. Pra, Edi Rama kishte organizuar një protestë kundër një projekti tëmbështetur nga qeveria e tij, duke përdorur "ushtarët" e Sorosit në Shqipëri për të goditurfamiljen Trump. Kryeministri demek protestonte kundër vetes, Sorosi drejtonte operacionin ngaprapaskena dhe familja Trump ishte objektivi i vërtetë.

Të vetmit që nuk kishin asnjë rol në këtë komplot ishin qytetarët shqiptarë. Ata, sipas PD-së, nukkishin të drejtë të shqetësoheshin thjesht për shkatërrimin e një zone natyrore pa u shpallur mëparë pjesë e ndonjë agjende të fshehtë ndërkombëtare.

Në këtë pikë shfaqet edhe interesi i përbashkët i dy poleve të politikës shqiptare. Njëri kërkon tëruajë monopolin e pushtetit, tjetri monopolin e opozitës, ndërsa të dy e shohin me dyshim çdoforcë qytetare që del jashtë kontrollit të tyre dhe sfidon duopolin e atrofizuar të përfaqësimitpolitik.

Kjo metodë nuk është shpikje shqiptare. Nga propaganda e Putinit dhe Lukashenkos, që i kanëshpallur kundërshtarët agjentë të huaj, te fushatat e Viktor Orbanit kundër Sorosit e kryqëzata e Nikolla Gruevskit për “desorosizimin” e Maqedonisë, e deri te narrativat konspirative tëpërdorura nga qarqe politike në Indi e Brazil, përsëritet e njëjta skemë. Sorosi shndërrohet nëarmikun universal, përgjegjës për çdo protestë, kritikë apo pakënaqësi që nuk i leverdis pushtetit.

Në vend që të përballen me pakënaqësinë e qytetarëve, drejtuesit politikë përpiqen t'i bindin atase pakënaqësia nuk është e tyrja, por ua ka futur në kokë dikush tjetër. Se nuk veprojnë me vullnetin e tyre, por nën kontrollin e dikujt tjetër.

Fatkeqësisht, kjo mendësi depërtoi edhe brenda vetë protestës së flamingove, duke nxitur tënjëjtën kulturë dyshimi, etiketimi dhe përjashtimi që ishte përdorur për ta diskredituar nga jashtë.

Papritur, edhe mes protestuesve nisën të qarkullonin akuza për sorosizëm, komunizëm, patronazhizëm, erdoganizëm, antifashizëm apo përkatësi të tjera ideologjike—sikur një lëvizjeqytetare duhej t'i nënshtrohej një testi pastërtie politike përpara se të kishte të drejtën tëkundërshtonte qeverinë.

Kjo atmosferë nxiti përpjekje për të gjykuar e përjashtuar pjesëmarrësit sipas biografive, miqësive, bindjeve politike dhe qëndrimeve për çështje që shpesh nuk kishin asnjë lidhje me kauzën e protestës.

Kjo prirje filloi të dëmtonte karakterin e hapur, horizontal dhe pluralist të protestës, të ushqentepërçarje dhe rivalitete personale, si dhe të largonte njerëz që mund të kontribuonin në kauzën e përbashkët.

Për më tepër, ajo krijoi një terren të favorshëm për ata që kërkonin ta dobësonin lëvizjen, sepseenergjia e pjesëmarrësve shpenzohej gjithnjë e më shumë në konflikte të brendshme, dyshime tëndërsjella dhe përpjekje për të kontrolluar organizimin.

Në këtë mënyrë, praktikat e diskreditimit që kishin nisur jashtë protestës rrezikonin tëriprodhoheshin nga vetë njerëzit që duhej të mbronin pavarësinë dhe besueshmërinë e saj.

Në thelb, të gjitha këto akuza, dyshime dhe teori konspirative burojnë nga e njëjta mendësipolitike: nga paaftësia për të pranuar se mund të ekzistojnë njerëz që mendojnë dhe veprojnë nëmënyrë të pavarur.

Kjo të kujton atë që filozofi Karl Popper e përshkruante te vepra “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj”, ku kundërvë shoqërinë e hapur, të mbështetur mbi lirinë individuale, pluralizmin dhemendimin kritik, me shoqërinë e mbyllur, ku individi pritet t'i nënshtrohet autoritetit dhenormave të grupit.

Pikërisht gjurmët e kësaj mendësie të mbyllur vazhdojnë të mbijetojnë në kulturën tonë politike, edhe pse jetojmë në një sistem formalisht pluralist.

Për ata që janë mësuar ta shohin shoqërinë si një grumbull klientësh, militantësh dhe ndjekësish, qytetari i lirë është një anomali që kërkon shpjegim. Ata nuk arrijnë ta konceptojnë se dikushmund të kundërshtojë Ramën pa qenë me Berishën, të kritikojë Berishën pa i shërbyer Ramës, apo të mbrojë një kauzë pa marrë urdhra apo financime nga askush.

Prandaj, përballë çdo zëri të pavarur, reagimi i tyre i parë është të përpiqen fillimisht t'i gjejnëpronarin dhe, kur nuk e gjejnë, t'ia shpikin një të tillë.

Ata që e konsiderojnë politikën si një luftë për kontrollin e njerëzve dhe organizatave e kanë tëvështirë të pranojnë bashkëjetesën e bindjeve të ndryshme dhe konkurrencën e lirë të ideve.

Për ta, pavarësia është një pretendim që duhet demaskuar, ndërsa autonomia e qytetarit njëkërcënim që duhet neutralizuar. Kështu, çdo nismë që del jashtë kontrollit të tyre bëhet objektdyshimesh, etiketimesh dhe përpjekjesh për përvetësim.

Mirëpo, një shoqëri e lirë ndërtohet pikërisht mbi të drejtën e individëve për të menduar ndryshe, për t'u organizuar vetë dhe për të bashkëpunuar pa qenë të detyruar t'i nënshtrohen autoritetitpolitik apo ideologjik të dikujt.

Në fund, kjo është edhe çështja më e rëndësishme që ngre Revolucioni i Flamingove, përtej fatittë Zvërnecit dhe kërkesave konkrete të protestës: A jemi të gatshëm të pranojmë se qytetarëtshqiptarë mund të kenë zërin, ndërgjegjen dhe vullnetin e tyre, pa pasur nevojë për një padron qët'i drejtojë apo një etiketë që t'i përcaktojë?

Sepse liria nuk fillon kur pushteti na lejon të flasim, as kur opozita na njeh të drejtën për tëprotestuar.

Ajo fillon kur askush nuk ka më autoritetin të vendosë në emrin tonë se çfarë duhet të mendojmë, kë duhet të mbështesim dhe kundër kujt duhet të ngremë zërin.

Problemi i vërtetë i atyre që kërkojnë gjithmonë një komplot pas çdo proteste është se nuk arrijnëtë besojnë te ekzistenca e qytetarit të lirë me ndërgjegje dhe vullnet të vetin.

Prandaj Shqipëria do të bëhet një shoqëri vërtet e lirë kur pavarësia e qytetarit të mos shihet mësi diçka e dyshimtë që kërkon shpjegim apo justifikim, por si themeli i natyrshëm i demokracisë./Exit.al

Shpërndaje te miqtë

Po ndodh...