Vrasje dhe trafik droge, SPAK kërkon 299 vite burg për 15 të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë”

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar në total 299 vite burg për 15 të pandehurit e dosjes së bujshme “Plumbi i Artë”, e cila lidhet me një sërë ngjarjesh kriminale, përfshirë vrasje dhe trafik droge.
Në pretencën e paraqitur, prokuroria ka kërkuar dënime të ndryshme për të pandehurit, në varësi të akuzave dhe rolit që dyshohet se kanë pasur në aktivitetet kriminale.
Konkretisht, SPAK ka kërkuar:
Nuredin Dumani – 10 vite burg.
Erjon Alibej – 15 vite burg.
Skerdi Tase – 13 vite burg.
Enrik Hoxha – 35 vite burg.
Enver Dive – 25 vite burg.
Besian Xhixha – 25 vite burg.
Asllan Plaku – 20 vite burg.
Ardian Uzuni – 15 vite burg.
Gentian Sharra – 9 vite burg.
Agron Qoli – 20 vite burg.
Petrit Qoli – 35 vite burg.
Fatos Gosa – 20 vite burg.
Xhulia Hoxha – 20 vite burg.
Albert Pashai – 15 vite burg.
Altin Doci – 25 vite burg.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
