Emri/ Kapet me pistoletë në Rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari

5 November 2026, 09:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri/ Kapet me pistoletë në Rrugën e Elbasanit, arrestohet

Një 49-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke transportuar një armë zjarri me motomjet në Rrugën e Elbasanit.

Në pranga ka rënë shtetasi Eduart Dushku, banues në kryeqytet, i cili sipas policisë ka precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të motomjetit me të cilin lëvizte 49-vjeçari, policia gjeti një pistoletë me municion, të cilën dyshohet se ai do ta trafikonte.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua edhe një jelek antiplumb.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi armën e zjarrit me municion, jelekun antiplumb, motomjetin dhe celularin e të arrestuarit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...