U arrestuan me forcë nga policia pasi refuzuan gjobat, lirohen aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika

4 November 2026, 21:35 / AKTUALITET ALFA PRESS
U arrestuan me forcë nga policia pasi refuzuan gjobat, lirohen

Lirohen nga komisariati dy avktivistët, Dritan Goxhaj dhe Edison Lika, të cilët u shoqëruan me forcë mbrëmjen e sotme nga forcat policore, gjatë protestës së studentëve dhe qytetarëve përpara Kryeministrisë. Lirimi i tyre erdhi pas disa orësh të mbajtur në komisiariat, ku protesta e studentëve u zhvendos te Drejtoria e Policisë.

Mbërmjen e sotme është duke u organizuar protesta studentore, me qëllimin e vetëm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ku dy aktivistët u shoqëruan pas një përplasje dhe tensione me efektivët e policisë, të cilët u vendosën gjoba për zhvillimin e një tubimi të paligjshëm.

Gjithashtu, gjatë kësaj përplasjeje me efektivët e policisë, pati edhe ndërhyrje të forcave të rendit me spraj me piper, ndërsa disa protestuese u ndien keq dhe patën nevojë për ndihmë mjekësore.

Ndërhyrja e forcave të rendit me spraj me piper erdhi pasi protestuesit kundërshtuan shoqërimin e dy aktivistëve , ku disa vajza krijuan një gardh njerëzor përpara furgonit të policisë, duke tentuar të pengonin largimin e tij.

Ende nuk dihet nëse për dy të liruarit do të vazhdohet ndjekja penale ose se çfarë do të jetë masa që do t’ju caktohet.

 

Po ndodh...