Mziu: I gatshëm të kandidoj për Bashkinë e Kamzës

4 November 2026, 22:47 / POLITIKË ALFA PRESS
Mziu: I gatshëm të kandidoj për Bashkinë e Kamzës

Deputeti i PD Xhelal Mziu ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar për Bashkinë e Kamzës në zgjedhjet lokale të 9 majit. Deklarata u bë nga vet deputeti demokrat në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, ku Mziu tha se është i hapur për një kontribut të tillë.

“Po punoj intensivisht në qarkun e Dibrës, në qarkun e Tiranës dhe në Kamëz, për t’ia shkurtuar një orë e më parë qëndrimin në qeveri këtij lloj kryeministri. Unë jam drejtues politik, jam deputet, por absolutisht i gatshëm për të kontribuar në cdo drejtim që jo vetëm ia heq legjetimitetin kësaj qeverie, por sjell një tjetër frymë për qytetarët shqiptarë që ta lënë eksodin e tyre dhe të rikthehen te një Shqipëri që shumë shpejt të bëhet anëtare e BE-së, por jo me Edi Ramën. Jam i gatshëm të kontribuoj kudo. Për Bashkinë e Kamzës mbetem i hapur për të kontribuar”.

Kujtojmë që Mziu e ka drejtuar më herët Bashkinë e Kamzës. Ai u zgjodh për herë të parë në krye të bashkisë në vitin 2007 dhe e drejtoi atë për tre mandate radhazi.  (A2 Televizion)

Po ndodh...