"Sillen si palaço, pa bërë një ditë opozitë", Veliaj nuk kursen ministrat, i përmend Edi Ramës stafin në Bashki: Solle Dash Sulën që vinte gjoba…

4 November 2026, 19:56 / POLITIKË ALFA PRESS
"Sillen si palaço, pa bërë një ditë

"Unë nuk i bie shtëpisë sime me gurë. PS jo e jo, po flas Tiranën. Jam marrë me çdo semafor, pllakë në shesh, sinjalistikë etj. më dhemb më shumë se të gjithë ju bashkia. Po ju s’keni nga ta dini, keni një qeveri ku asnjë ministër s’ka bërë një ditë opozitë."

Kështu shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj nga qelia, duke sulmuar ministrat e kabinetit, ndërsa kryeministrit Edi Rama në një shkrim të gjatë me ironi, akuza dhe kundërpërgjigje, i thotë se i ka qëndruar pranë edhe kur gjithë të tjerët e lanë vetëm.

"Unë isha aty në 21 janar, aty për grevën e urisë, aty në “28 janar” (e di KM sh mirë), e verën 2011 me R e lanë të gjithë vetëm.

Ku ishin këta sot ministra? Ndaj e kanë kollaj ta gjënjejnë e helmojnë, me “armiq të brendshëm” se s’kanë as memorie, sillen si palaçot tek “rrobat e mbretit”, vijon përgjigja e kryebashkiakut.

Erion Veliaj përmend me emra stafin që ka rikthyer në Bashkinë e Tiranës, duke i cilësuar ata si profesionistë dhe socialist 24 karat. Ai përmend nënkryetaren e re Etleva Bisha, Sara Goxhaj dhe Sadi Vorpsin, ndërsa sulmon Dash Sulën.

"KM premtoi do merrej vetë, po plehrat u bënë mullar, ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën e vogël që vinte gjoba. Pse mbaruan njerëzit që sollën fitoret me PS?

- Riktheva Bashkinë te Socialistët e qytetarët; Etleva 24 karat socialiste e jona, e ndershme e aftë.

- Sadi ish prefekt e deputet socialist, me kontribute si tironc e në PS.

- Sarën që fëmijë e kam pasur në FRESSH - ka dhënë vitet më të mira në PS+BT

- PS nuk rritet nga skorjet që hedh Saliu, po nga promovimi i të rinjve brenda e jashtë PS", vijon ndër të tjera përgjigja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Po ndodh...