EMRAT/ Zbardhet ngjarja në Bulqizë, 44-vjeçari vret me pushkë të riun gjatë gjuetisë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar mesditën e sotme në Bulqizë, ku një 29-vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua aksidentalisht me armë gjahu.
Viktima është identifikuar si Elson Lala, 29 vjeç, banues në fshatin Strikçan. Ndërsa personi që dyshohet se e ka qëlluar është Bledian Firi, 44 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në pyllin e fshatit Fushë-Sopot. 44-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të një kafshe të egër, por plumbi ka goditur 29-vjeçarin Lala, i cili ndodhej në zonë.
Për shkak të plagëve të marra, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Pas ngjarjes, Bledian Firi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, ndërsa arma e gjahut, e dyshuar si e përdorur në ngjarje, është sekuestruar si provë materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave në të cilat ndodhi tragjedia.
Po ndodh...
ide
Jo një 1990 i dytë! Këtë herë deri në fund!
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
