“Erdhën studentët”/ Bojkotohet mësimi te Ekonomiku, protestuesit priten me duartrokitje nga të rinjtë
4 November 2026, 13:51 / AKTUALITET

“Erdhën studentët”, “Bashkohuni me ne!”, “Bojkoto mësimin!” janë disa nga thirrjet që kanë lëshuar studentët teksa janë futur në ambientet e Fakultetit të Ekonomikut.
Korridoret e fakultetit janë mbushur me studentë, ndërsa të rinjtë janë pritur me duartrokitje nga kolegët e tyre. Ata kanë vijuar thirrjet për bojkot të procesit mësimor dhe mobilizim të studentëve të tjerë për t’iu bashkuar protestës.
Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama u ka ofruar studentëve mundësinë e dialogut, por kjo ofertë është refuzuar vazhdimisht prej tyre. Studentët kanë këmbëngulur se dorëheqja e kryeministrit mbetet kërkesa e tyre kryesore dhe se nuk pranojnë negociata përmes dialogut të propozuar nga qeveria.
Po ndodh...
ide
Jo një 1990 i dytë! Këtë herë deri në fund!
Nga Red Varaku
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Nga Irena Beqiraj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
