Dhuna policore ndaj protestuesve, deputeti i opozitës nxjerr fotot: Më thoni një vend evropian që policia del rrugëve dhe rreh me shkop gome qytetarët?!

Komisioni për Çështjet e Brendshme në Parlament është shoqëruar me debate mes deputeti të partisë “Mundësia”, Erald Kapri dhe kryetarit të Komisionit, socialistit Bledi Çuçi.
Gjatë diskutimit, Kapri ngriti pikëpyetje mbi mënyrën e sigurimit të pajisjeve të përdorura nga policia për menaxhimin e protestave, duke kërkuar transparencë për blerjen e katër boteve që hedhin ujë me presion dhe dronëve që përdoren për hedhjen e gazit lotsjellës.
Deputeti akuzoi gjithashtu Policinë për tejkalim të kompetencave dhe përdorim joproporcional të forcës, duke përmendur rastet e protestuesve të plagosur gjatë përplasjeve.
“Kur policia tejkalon ligjin dhe lëshohet e maskuar pa numra identiteti, punonjës policie nuk kanë lidhje me menaxhimin e protestave, qe edhe para syve të deputetëve kanë rrëmbyer njerëz, kjo është diçka tjetër. Ky është shtet policor, kjo është shkelje e hapur e Kushtetutës”, tha Kapri.
Përgjigja e ministrit Demo
Nga ana e tij, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo iu përgjigj deputetit të opozitës Kapri, duke nënvizuar se e drejta kushtetuese për të protestuar në mënyrë paqësore duhet garantuar nga Policia e Shtetit, por kjo e drejtë nuk mund të përdoret si justifikim për akte dhune ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve apo pronës private.
“Policia e Shtetit është aty për të mbrojtur të drejtën kushtetuese dhe për ta garantuar të drejtën kushtetuese të kujtdo që do të protestojë paqësisht. Por është e padrejtë që ne, në kuadër të kësaj të drejte, të mbrojmë edhe dhunën, që është, me doza të tejskajshme, që mund të japin dëmtime të rënda, siç kanë dhënë tek punonjësit e Policisë së Shtetit”, u shpreh ministri.
Nga ana tjetër, deputeti socialist Bledi Çuçi kundërshtoi qëndrimin e Kaprit, duke theksuar se në diskutim duhet të përfshihen edhe sulmet ndaj efektivëve të policisë me bomba molotov.
Në kundërpërgjigje, Kapri tha se i ka dënuar publikisht sulmet ndaj policëve dhe u ka uruar shërim të shpejtë si efektivëve, ashtu edhe protestuesve të plagosur.
Pjese nga debati
Erald Kapri: A mund të na thoni keni harxhuar para nga buxheti për blerjen e 4 boteve moderne qe shpërndarjen me ujë protestuesit dhe disa droneve që hedhin gaz lotsjellës mbi kokat e protestuesve apo janë dhuruar nga ndonjë vend evropian apo diktatorial? SI i keni siguruar? Pjesë e buxhetit është edhe kjo. Thatë që policia përdor manuale demokratike për shpërndarjen e protestuesve. Më thoni një vend Evropian që del rrugëve të qytetit për të dhunuar protestuesit.
Kur policia tejkalon ligjin dhe lëshohet e maskuar pa numra identiteti, punonjës policie nuk kanë lidhje me menaxhimin e protestave, qe edhe para syve të deputetëve kanë rrëmbyer njerëz, kjo është diçka tjetër. Ky është shtet policor, kjo është shkelje e hapur e Kushtetutës.
Ishte propocionale dhuna e Muhamet Skanës që rrezikon të mos ecë më? Ja një fotot tjetër e një të riu që është rrahuar me shkopa gome. Ky nuk ka shkuar në spital dhe nuk e keni në shifra, sepse ka frikë se mos e merrni zvarrë. Ja këtij si ja keni çarë ballën me shkop gome. Ja një tjetër, 4 plumba gome ka.
Mbani përgjigje dhe keni kurajo politikisht, në fakt kurajo politike ishte që të jepni dorëheqjen, por askush në PS nuk mban. Juve ju duket për të qeshur por kurajoja për të dhënë dorëheqjen është një nga cilësitë që ka një shtet demokratik.
Bledi Çuçi: Mungesa e sinqeritet fillon kur ti nuk thua asnjë fjalë për ata policë që janë sulmuar me bomba molotovi. Do të duhet të ishe shumë i sinqertë, sic ishte ministri kur tha që strukturat që merre me mbikëqyrjen policore kanë evidentuar edhe shkelje të policave që kanë shkelur edhe këtë moment procedurial të administrimit të një proteste. Ndërsa ju nxirrni disa foto që mund të jenë abuzive dhe e dyta i thoni këto në një moment kur shqiptarët po e shohin sesi policia i trajton protestat në vende të tjera. Do dënosh ata që gjuajnë me molotov? Nëse ke një reflektim për këtë do ta vendosesh veten në një bazë më të mirë besueshëmerie.
Erald Kapri: E kuptoj që kërkoni të më kompleksoni por nuk keni për tia arritur. Unë publikisht para spitalit kam uruar shërim të shpejtë si për policët edhe për protestuesit. Kanë dalë dhjetëra mijëra të rinj në shesh, kërkojnë ndryshim të madh. Dalin pas 140 ditësh që janë injoruar. Përballë kësaj revoltë ju doni të vini gishtin mbi disa të papërgjegjshëm që hedhin gurë dhe molotov drejt policisë. Sigurisht që e dënoj. Me tregoni sa profesionale është kjo polici për ti gjetur ata, se nuk ka qenë detyra e policisë që ti gjejë, detyrë e policisë është të bredhë rrugëve të Tiranës dhe ti rrahë.
Bledi Çuçi: Më bëhet qejfi që dënove molotovin dhe gurin, ky është një hap i vogël, por i mirë drejt forcimit të shtetit ligjor. Duhet ta dini që monopoli i forcës në një shtet është te policia.
Po ndodh...
ide
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
