Skandali/ Politico: Rama synon të përdorë NATO-n kundër protestave, diplomatët e Aleancës e paralajmërojnë
Edi Rama ka përdorur ministrin e tij, Ermal Nufi për të kërkuar ndihmë nga NATO që të luftohet dezinformimi rus në Shqipëri në kuadër të protestave që kanë shpërthyer kundër tij.
Kështu raporton media e njohur, Politico.
Por Politico thekson se pretendimet e Ramës për ndërhyrjen e Rusisë në fushata që nxisin zemërimin kundër qeverisë së tij, nuk mbështeten në prova.
Për më tepër, diplomatët e NATO-s kanë paralajmëruar se Shqipëria nuk duhet të përdorë asnjë reagim për arsye të politikës së brendshme.
Më poshtë pjesë nga shkrimi:
Nufi tha se NATO duhet të ishte “më aktive në identifikimin e mënyrave për t’iu kundërvënë aktorëve keqdashës në internet, [duke vendosur] protokolle brenda vendeve të NATO-s dhe duke pasur ekipe reagimi për të ndihmuar çdo vend që ka nevojë”.
Por ky debat është politizuar në Shqipëri, ku kryeministri Edi Rama ka fajësuar Rusinë dhe Iranin për nxitjen e protestave kundër korrupsionit, të cilat kanë përfshirë vendin që prej muajit maj.
Nufi tha se gjatë vitit të fundit në Tiranë ishte vërejtur një shtim i fushatave në rrjetet sociale që “ushqejnë urrejtjen dhe zemërimin”. Ai shtoi se ka “organizata të lidhura në mënyrë të tërthortë me Rusinë. Kemi parë ndërveprimet e tyre në internet”.
“NATO duhet ta shqyrtojë më nga afër këtë çështje”, tha ai.
Por ekspertja e komunikimit dhe bashkëthemeluesja e organizatës kërkimore SCiDEV, me seli në Tiranë, Blerjana Bino, tha se, ndonëse Shqipëria ka dokumentuar fushata në rrjetet sociale të lidhura me Rusinë për çështje të tjera, nuk ka prova që mbështesin pretendimin e Ramës.
“Ne e shohim këtë përpjekje të qeverisë si një mënyrë për të delegjitimuar pakënaqësitë e ligjshme të qytetarëve”, tha ajo.
Ndërsa dërgimi i një ekipi zakonisht do të kërkonte konsensusin e anëtarëve të NATO-s, tre diplomatë të NATO-s, të cilëve iu garantua anonimiteti për të folur lirisht, thanë se aleatët do të ishin të hapur për ta shqyrtuar këtë mundësi. Megjithatë, ata paralajmëruan se Shqipëria nuk duhet ta përdorë asnjë reagim për arsye të politikës së brendshme.
Një zyrtar i NATO-s, duke folur në emër të organizatës, tha se aleanca “mund të ofrojë mbështetje të mëtejshme, kur kjo kërkohet”. Zyrtari shtoi: “Aleatët kanë shtuar përpjekjet për t’u përgatitur, për të frenuar dhe për t’u mbrojtur nga veprimet destabilizuese, përfshirë edhe përmes përmirësimit të mbrojtjes së tyre kibernetike”.
Po ndodh...
ide
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
