Zbulohet propozimi i Marta Kos për PE, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat e anëtarësimit me BE

4 November 2026, 10:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Zbulohet propozimi i Marta Kos për PE, kur do t’i mbyllë

Sot në ora 13:00 komisioneria për zgjerim Marta Kos do t’i tregojë Parlamentit Europian planin e Komisionit Europian për zgjerimin e unionit.

Një burim diplomatik në Bruksel i tha gazetarit të Muhamed Veliu se komisioneria Marta Kos do t’i thotë Parlamentit Europian se “Shqipëria deri në fund të 2026 do të mbyllë 6 Kapituj dhe deri në fund të 2027 do të mbyllë 25 kapitujt e mbetur”.

Krahas progres raportit sot në Bruksel Komisioneria Marta Kos do të paraqesë edhe atë që njihet si Udhërrëfyesi me data konkrete për vendet të cilat aspirojnë anëtarësimin e plotë në BE.

Po ndodh...