Humbi kontrollin në Kongres, Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

4 November 2026, 10:05 / BOTA ALFA PRESS

Humbi kontrollin në Kongres, Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar humbjet e partisë së tij në zgjedhjet e mesit të mandatit, duke deklaruar se rezultatet nuk i konsideron si një qortim ndaj presidencës së tij.

Në një intervistë telefonike të drejtpërdrejtë për Fox News, Trump reagoi pasi CNN parashikoi fitore të demokratëve dhe marrjen e kontrollit të Kongresit amerikan.

“Por unë nuk e shoh si një goditje ndaj meje. Kemi pasur dy vitet më të mira në historinë e presidencës për sa i përket ekonomisë dhe të gjitha gjërave që kemi bërë”, deklaroi Trump.

I pyetur për mesazhin e tij të fundit drejtuar qytetarëve amerikanë, presidenti zgjodhi të përgëzonte demokratët për rezultatet e arritura.

“Urime demokratëve. Ata bënë një punë të mirë. Ata e kanë kërkuar këtë për 11 vjet dhe më në fund e morën”, u shpreh ai.

Gjatë së njëjtës intervistë, Trump kritikoi edhe disa prej kandidatëve republikanë që kishte mbështetur gjatë fushatës, duke i fajësuar për rezultatet negative.

Sipas presidentit, disa prej tyre nuk arritën të mobilizonin bazën republikane dhe të bindnin mbështetësit e tij që të dilnin në votime.

Po ndodh...