Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
Në ekran shfaqet Sali Berisha. Monolog. Në sfond, zëri i zëdhënëses së tij i bën pyetje sikur të jenë të publikut. Berisha përgjigjet.
Pyetjet janë të parashikueshme, përgjigjet edhe më shumë. Mbaron Berisha.
Reklamë.
Pas reklamës shfaqet menjëherë Edi Rama.
Këtë herë jo për të bërë ato monologjet e tij tipike të një sociopati, por për të reklamuar frontin e ri të propagandës: platformën e re "Pasqyrë Albania".
Në krah ka dy bashkëpunëtorë që shpjegojnë anën praktike të platformës, ndërsa Rama merret me pjesën tjetër: të na bindë se kjo është një tjetër "mrekulli" e qeverisjes së tij. Shumë propagandë, për të mbuluar abuzimet me miliarda euro të buxhetit të shtetit nga narko-qeveria e tij.
Mbaron edhe Rama. Reklamë. Lajmet.
Dhe rituali përsëritet në një interval tjetër kohor.
Ky është i gjithë universi politik shqiptar që na ofrohet në ekran: Berisha dhe Rama. Rama dhe Berisha.
Kur njëri mbaron monologun, tjetri nis prezantimin. Kur njëri na tregon se si do të na shpëtojë, tjetri na tregon se si po na shpëton. Të dy me një skenar, një publik dhe me bindjen se Shqipëria fillon e mbaron tek ata.
Shyqyr që nuk ju përplasen oraret televizive, por siç duket, duhet t'i kenë ndarë me marrëveshje që të mos i prishin njëri-tjetrit daljet e përditshme monotone në tribunën politike mediatike. Jo për gjë, por do të destabilizohej edhe publiku duke dëgjuar dy shpëtimtarë njëkohësisht!
Qëllimi i tyre është dukshëm i qartë: Shqipëria të sillet rrotull interesit të tyre ekonomik.
Dhe pastaj çuditemi pse vendi nuk ndryshon!
Problemi i Shqipërisë është se këta të dy ju imponojnë bindjen qytetarëve, se nuk ekziston Shqipëria pa njërin prej tyre. Prandaj, ftoj gjithë shqiptarët të dalim nga ky kurth artificial i ndarjes nga këto dy figura (që njihen si të privilegjuarit e ish-sistemit diktatorial para '90-ës).
Të bashkohemi pa dallime partiake, pa nostalgji dhe pa frikë, për t'i dhënë fund monopolit të kësaj kaste që e trajton shtetin si pronë dhe pushtetin si instrument të interesave të veta ekonomike e private.
Shqipëria nuk është pronë as e Ramës dhe as e Berishës.
Ndoshta dita kur nuk do të na interesojë më se cili prej tyre del në ekran, do të jetë dita kur Shqipëria të ketë filluar më në fund të dalë nga hija e tyre që mban peng vendin në këtë tranzicion të ndyrë politik, marrëdhëniesh klienteliste, interesash të ngushta dhe ndikime të grupeve të pushtetit, pa institucione të pavarura dhe pa demokraci funksionale.
Tranzicioni politik nuk mund të quhet i përfunduar për sa kohë Shqipëria vazhdon të sillet rreth të njëjtave përplasje, të njëjtave interesa dhe të së njëjtës kastë politike që përbën vetë problemin, kundër së cilës qytetarët dhe studentët kanë dalë në revoltë.
Rama dhe Berisha, pavarësisht përplasjeve të tyre publike, mbeten dy figurat qendrore të një realiteti politik që nuk prodhon shkëputje nga e kaluara. Pas kësaj strukture politike qëndron edhe sistemi "prestanome" ku emra si Mane, Kastrati e të tjerë përmenden në debatin publik si mbulesë e përfitimeve ekonomike të kastës politike.
Shqipëria nuk ka nevojë për riciklimin e të njëjtëve protagonistë dhe të të njëjtave interesa, por për çmontimin e një modeli pushteti që pengon konkurrencën e ndershme, pavarësinë e institucioneve, zhvillimin demokratik dhe funksionimin e ekonomisë së tregut.
Shqipëria ka nevojë për një fillim të ri, jo për përsëritjen e së njëjtës shfaqje politike. Ndaj qytetarët po protestojnë kundër tyre.
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
Zaret me hile të Sistemit: Rama dhe Berisha, ose Edi me Saliun!
Oligarkia e opozitës, hegjemonia e pushtetit dhe pengmarrja e ndryshimit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
