Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
Rama dhe Berisha janë dy anët e së njëjtës monedhë politike. Që prej vitit 2008, ata ndryshuan bashkë Kushtetutën, duke krijuar një sistem që u dha mundësi të dominonin skenën politike shqiptare. Që atëherë, paraqiten si kundërshtarë të papajtueshëm, ndërsa përplasja mes tyre është kthyer në një mekanizëm që i mban të dy në qendër të politikës. Njëri qeveris duke përdorur tjetrin si kundërshtarin kryesor; tjetri kërkon të mbajë peng opozitën duke u paraqitur si alternativa e vetme ndaj të parit.
Të dy vijnë nga një realitet politik i formësuar nga e kaluara komuniste e Shqipërisë dhe, pavarësisht kampeve ku pozicionohen, mënyra se si ushtrojnë pushtetin dhe kontrollin mbi politikën ngre pyetje serioze për demokracinë, institucionet dhe hapësirën që u lihet alternativave të reja.
Prej vitit 2021, akuzat ndaj Berishës, shpallja non grata nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, si dhe izolimi politik që pasoi, kanë rënduar mbi figurën e tij politike. Ai tregoj se për interesat e veta është gati ta varrosë PD duke e përdorur jo si alternativë për Shqipërinë por mburojë për hallin e tij
Prej vitit 2021, kur Edi Rama pengoj rrotacionin duke përdorur krimin dhe pushtetin, Shqipëria është përballuar me një korrupsion të shfrenuar. Vetëm fatura e Ballukur shkon në 1 miliard euro e po kaq kap edhe Veliaj, Beqaj, etj. Shqipëria është shnderruar në lavatriçe të pastrimit të parave.
Ndërsa gjurmët e Ramës dhe Berishës i gjen në çdo kullë të Tiranës. Prandaj studendentët dhe shqiptarët janë kundër të dyve. Dhe kur studentët dalin në rrugë për të kundërshtuar këtë sistem, të përpiqesh ta kthesh protestën në një betejë mes PD-së dhe kundërshtarëve të saj është një qëndrim që bie ndesh me vetë frymën e një lëvizjeje qytetare të pavarur.
Loja politike e ndërtuar mbi idenë se në Shqipëri ekzistojnë vetëm Rama dhe Berisha është mekanizmi përmes të cilit ata i ushqejnë politikisht njëri-tjetrit, rolin e kundërshtarit të vetëm. Për sa kohë qytetarët detyrohen të zgjedhin mes tyre, hapësira për alternativa të reja mbetet e kufizuar.
Të jesh kundër Ramës nuk do të thotë të jesh me Berishën. Dhe të jesh kundër Berishës, nuk do të thotë të jesh me Ramën. Shqiptarët kanë të drejtë t’i kundërshtojnë të dy dhe të kërkojnë një udhëheqësi me mentalitet europian, me institucione të forta dhe me një vizion të ri për vendin.
Studentët nuk kanë pse të zgjedhin mes dy politikanëve të cilët kanë dominuar skenën shqiptare për dekada. Ata kanë të drejtë të kërkojnë një alternativë jashtë këtij binomi, një sistem ku institucionet të mos varen nga vullneti i liderëve dhe ku e ardhmja e vendit të mos negociohet mes të njëjtave figura politike.
Shqipëria nuk ka pse të zgjedhë përgjithmonë mes Ramës dhe Berishës. Ka nevojë të çlirohet nga ideja se vetëm këta të dy mund të përcaktojnë të ardhmen e saj politike.
Krim sot është të sulmosh protestuesit dhe të përdorësh një armatë anonimësh për të sulmuar, përmes akuzave dhe linçimit publik, mediat dhe gazetarët që janë kundër jush. Krim është edhe përdorimi i mediave të paguara prej jush me paratë e krimit për të ngritur kurthe ndaj partive të reja, duke i etiketuar si mbështetëse të Ramës nëse nuk janë me Berishën, dhe si mbështetëse të Berishës nëse nuk janë me Ramën.
Shqiptarët nuk janë kundër PD-së dhe as kundër PS-së si parti. Ata kundërshtojnë Ramën dhe Berishën, pikërisht që të çlirohen edhe PD-ja, edhe PS-ja nga varësia ndaj liderëve të tyre dhe të krijohet hapësirë reale për alternativa të reja, të pavarura dhe konkurruese.
Sepse demokracia nuk është detyrimi për të zgjedhur njërin nga dy emrat e së shkuarës. Demokracia është e drejta për të pasur një të ardhme tjetër./Alfapress.al
Po ndodh...
Studentët dhe shqiptarët nuk të duan ty Sali, jo PD-në!
ide
ERA që nuk ndalet më!
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
