Protesta e studentëve vazhdon, ndalen tek Drejtoria e Policisë dhe Myslym Shyri në Tiranë

28 October 2026, 14:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Protesta e studentëve vazhdon, ndalen tek Drejtoria e Policisë dhe

Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit.

Ata, pasi kanë marshuar nëpër rrugët e Tiranës, janë ndalur tek Drejtoria e Policisë së kryeqytetit.

Pas grumbullimit Ministrinë e Arsimit ata u zhvendosën drejt Fakultetit Ekonomik ku i bënë thirrje studentëve të tjerë t’u bashkohen në protestë.

Më pas studentët vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit duke u ndalur edhe te Drejtoria e Policisë së kryeqytetit ndërsa më pas përshkruan të gjithë rrugën Myslym Shyri me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar largimin e tij nga detyra.

Studentët kanë deklaruar se nuk do të heqin dorë nga protestat, deri në largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama.

 

 

Po ndodh...