Berisha sulmon rezistencën anti-Kastë: Dyshja Rama-Balluku kapi protestën, banda e mikrofonit lejonte të flisnin vetëm ata që thoshin ‘Rama në burg, Berisha në burg’
Kreu i PD, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ndaj protestës 5 mujore të rinisë dhe shqiptarëve kundër Kastës së korruptuar politike 36 vjeçare, sipas tij dyshja Rama-Balluku kapi protestën madhështore, ndërda banda e mikrofonit lejonte të flisnin vetëm ata që thoshin ‘Rama në burg, Berisha në burg’.
Sali Berisha:
Së pari duhet të falënderoj me mirënjohje të gjithë ata deputetë, deputete, qytetarë, qytetare, anëtarë të strukturave të PD, mbështetës të saj, në veçanti anëtarët e GRUD-it, studentë dhe gjimnazistë të universiteteve të Tiranës për kontributin e tyre aktiv në zhvillimet historike në Shqipëri.
Të tillë unë konsideroj revoltën studentore.
Të falënderoj ekipin ligjor të partisë për angazhimin me të gjithë potencialin e tij në mbrojtjen ligjore të qindra e qindra studentëve dhe protestuesve gjatë këtyre dy javëve.
Të falënderoj mjekët për mbështetjen dhe ndihmën që u kanë dhënë, por edhe deputetët, të cilët kanë ndjekur të plagosurit në spitalet e vendit.
Dënoj me forcën më të madhe dhunën e egër barbare të ushtruar nga narkoshteti, nga Edi Rama dhe narkobandat e tij ndaj protestuesve paqësorë.
Asnjë protestues i dhunuar, asnjë prej tyre nuk ka qenë absolutisht në asnjë akt dhune.
Dhe, në qindra raste janë gjetur nga vetë gjykatat arrestime të paligjshme.
Zonja dhe zotërinj deputetë, periudha nga 1 qershori gjer dy javë më parë ishte një periudhë unike në historinë e PD.
PD, që lindi në protestë, është parti që ka lindur në protestë, është parti e cila në qoftë se do kishte një mbiemër të dytë, një emër të dytë, do të quhej Partia Demokratike e Protestës së Shqipërisë.
PD ishte në protesta periodike kur shpërtheu një protestë qytetare, e them këtu më madhështorja që ka njohur Shqipëria në tërë historinë e saj.
Në respekt të karakteri të saj qytetar, PD përcaktoi disa parime qëndrimi ndaj kësaj proteste.
E para, asnjë përpjekje për t’i marrë drejtimin apo për ta përçarë.
Në fillim pati demokratë që shkuan me megafonë, me qëllimin më të mirë. U hoq megafoni dhe çdo gjë.
Pjesëmarrje sa më e madhe në protestë.
Për herë të parë në këtë seli janë bërë mbledhje për atë protestë më shumë se kurrë në historinë e saj në për pjesëmarrjen në një protestë.
Por duhet të them këtu, ajo protestë madhështore, e paparë ndonjëherë në historinë e vendit, u kap në krye të radhës nga dyshja famëzezë Rama-Balluku.
Tani duhet t’u them shqiptarëve se kontrolluesit e mikrofonit, horra si ata, u jepnin mikrofonin vetëm atyre të cilët merrnin përsipër sloganin ‘Rama në burg, Berisha në burg’ dhe ishin përjashtim të tjetër që mund ta merrnin.
Çdo njeri që paraqitej tek banda e mikrofonit, merrte porosi se ç’do të thoshte.
E vërteta është, t’u tregoj dialogun e njërit prej tyre, me përçmim dhe përbuzje u tha: nuk jam për ty unë këtu, se për ty nuk dal unë kurrë. Por unë jam për idealet e mia.
Po ndodh...
ide
ERA që nuk ndalet më!
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
