Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë 6 vite më parë, arrestohet në Greqi autori Lulzim Tabaku

28 October 2026, 09:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë 6 vite më parë,

Lulzim Tabaku, 37 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së Rexhep Ismailit, dhe Idriz Çelo, 40 vjeç, janë arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

66-vjeçari u vra me armë zjarri më 7 maj 2026, në lokalin e tij në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët grekë, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “The Wanted”, duke arrestuar përkohësisht dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë.

Sipas hetimeve, më 7 maj 2026, pas një konflikti mes disa personave, ku u përdorën sende të forta, Lulzim Tabaku dyshohet se ka qëlluar me pistoletë ndaj Rexhep Ismailit, 66 vjeç, në ambientet e lokalit të këtij të fundit, duke i shkaktuar vdekjen.

Ndërkohë, Idriz Çelo dyshohet se është përfshirë në konfliktin që parapriu vrasjen.

Ai akuzohet për moskallëzim krimi, kanosje dhe shkatërrim prone. Sipas policisë, Çelo përdorte identitet të rremë për të qëndruar në ishullin e Korfuzit.

Po ndodh...