Trump: Do t’i respektoj rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit nëse janë të ndershme

27 October 2026, 23:55 / BOTA ALFA PRESS
Trump: Do t’i respektoj rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të respektojë rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme të mesmandatit, nëse ato zhvillohen në mënyrë të ndershme, pavarësisht se cila parti do të fitojë kontrollin e Kongresit.

Duke folur për gazetarët teksa po nisej drejt një tubimi në Teksas, Trump u pyet nëse do t’i pranonte rezultatet edhe në rast se republikanët humbnin shumicën në Kongres.

“Do t’i respektoj, nëse janë zgjedhje të ndershme”, u përgjigj ai.

Deklarata vjen përpara zgjedhjeve të mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do të përcaktojnë përbërjen e Kongresit amerikan dhe hapësirën që do të ketë administrata republikane për të zbatuar agjendën e saj legjislative.

 

Trump u pyet gjithashtu se si do të bashkëpunonte me demokratët nëse republikanët humbnin shumicën, pavarësisht përpjekjeve të tij për të ndihmuar kandidatët e partisë së vet.

“Do të gjejmë një mënyrë. Shikoni, kam një të drejtë të fortë vetoje. Shpresoj që kjo të mos ndodhë”, deklaroi presidenti amerikan.

 

Po ndodh...