Humb jetën shqiptari, e zë poshtë ashensori
27 October 2026, 19:01 / KOSOVA
Një aksident i rëndë në vendin e punës i ka marrë jetën një punëtori mëngjesin e kësaj të marte, në fshatin Dubravë të Istogut, në Kosovë.
Viktima është identifikuar si Xhemë Kadriu, nga fshati Kopiliq i Skënderajt. Sipas dyshimeve paraprake, ai është zënë nga një ashensor teksa po punonte në një ndërtesë.
Pas ngjarjes, punëtori është transportuar drejt Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, por mjekët kanë konstatuar se ai kishte mbërritur pa shenja jete.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se autoritetet janë njoftuar rreth orës 08:40.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku po hetohen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Po ndodh...
ide
ERA që nuk ndalet më!
Nda Ditmit Bushati
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
Nga Irena Beqiraj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
