U arrestuan gjatë protestës, gjykata liron 12 protestues

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur lirimin e 12 personave të arrestuar gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet.
Vendimi u mor këtë të martë, më 27 tetor 2026, pas shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimeve dhe caktimin e masave të sigurisë. Për të gjithë personat nën hetim, gjykata caktoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Sipas vendimit, ata duhet të paraqiten pranë organit përkatës të hënën e parë të çdo muaji, në orare të përcaktuara për secilin. Të arrestuarit dyshohen për vepra të ndryshme penale, përfshirë shkatërrimin e pronës, goditjen për shkak të detyrës, pjesëmarrjen në manifestime të paligjshme, prishjen e qetësisë publike dhe pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit.
Për disa prej tyre, dyshimet përfshijnë gjithashtu vepra të tjera penale, si shkatërrimi i pronës me zjarr dhe mbajtja pa leje e armëve. Në vendimin e saj, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të të 12-të personave, nëse nuk mbahen për ndonjë çështje tjetër penale.
Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda pesë ditëve nga njoftimi.
Po ndodh...
ide
ERA që nuk ndalet më!
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
