Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

27 October 2026, 11:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një

Një plagosje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur pak momente më parë në fshatin Shtoj të Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Taulant Hoti dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

 

Po ndodh...