Kushte të qëndrueshme dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë të martë

27 October 2026, 08:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kushte të qëndrueshme dhe vranësira kalimtare, parashikimi i

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë vranësirat mesatare kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në lindje të cilat pritet të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët, në majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët.

Era parashikohet të fryjë me drejtim veri– veri lindje me shpejtësi mesatare 8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Po ndodh...