Pedagogia: Politika ka dështuar në forcimin e arsimit, rritet pakënaqësia ndaj politikanëve

26 October 2026, 22:32 / POLITIKË ALFA PRESS
Pedagogia: Politika ka dështuar në forcimin e arsimit, rritet

Ajo theksoi se modelet që u janë servirur qytetarëve kanë ndikuar në situatën aktuale, ndërsa kritikoi dështimin e politikës për të forcuar institucionet arsimore dhe aftësinë e qytetarëve për të menduar në mënyrë kritike.

Skënderi u ndal gjithashtu te gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale ndaj politikanëve, duke shprehur shqetësimin për nivelin e mllefit në shoqëri.

“Është faji i atyre modeleve që i janë servirur popullit. Politika ka dështuar të forcojë institucionet arsimore në vend, të nxisë një lloj qytetarie dhe të zhvillojë aftësinë e të menduarit.

Edhe më i padituri e ka aftësinë të kuptojë kur dikush vlen vërtet dhe kur ka vështirësi për të artikuluar gjërat bazike në një fjalim.

Sot vëmë re një pakënaqësi të shtuar ndaj politikanëve. Mjafton të shohësh gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale. Shkohet deri në një lloj mllefi që nuk ka kufi, veçanërisht ndaj politikanëve. Kjo më shqetëson, sepse këta njerëz të mllefosur i ke në rrugë dhe të duhet të punosh me ta”, u shpreh Elsa Skënderi në “Top Story”./tch

Po ndodh...