Dominim i frikshëm nga kampioni i ardhshëm, shtyhet festa në Formula 1

26 October 2026, 19:05 / SPORT ALFA PRESS
Dominim i frikshëm nga kampioni i ardhshëm, shtyhet festa në

Andrea Kimi Antoneli triumfon bindshëm në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara, por duhet të presë të paktën edhe një javë për t’u shpallur matematikisht kampion bote. Piloti 20-vjeçar i Mercedesit siguron fitoren e nëntë në karrierë, duke lënë pas rivalët me një diferencë të konsiderueshme.

Antoneli u paraqit në Ostin me mundësinë e parë për të siguruar matematikisht titullin kampion, pesë gara përpara përfundimit të sezonit. Italiani e përmbushi më së miri detyrën e tij, duke dominuar garën, por rezultati nuk mjaftoi për ta mbyllur përfundimisht çështjen e titullit.

Një paraqitje nën pritshmëri pati shoku i tij i skuadrës, Xhorxh, i cili përfundoi në vendin e tetë. Britaniku u penalizua me pesë sekonda për një dalje nga pista në xhiron e parë, duke humbur terren të rëndësishëm. Megjithatë, ai mbetet ende matematikisht në garën për titullin.

Në krahun tjetër, Ferrari festoi një podium falë Sharl Lëklerkut, i cili përfundoi në vendin e dytë, përpara Maks Vershtapenit. Luis Hamilton e mbylli garën në vendin e katërt, duke mos arritur të ngjitej në podium. Kështu, festa e madhe e Antonelit shtyhet për në Çmimin e Madh të Meksikës. Piloti italian do të ketë një mundësi tjetër për të vulosur titullin, pasi një vend i nëntë do t’i mjaftonte për t’u shpallur kampion bote, pavarësisht rezultateve të rivalëve.

 

Screenshot 2026-10-26 083907

 

Po ndodh...