7 orë në SPAK dhe nuk ka dalë akoma, Behgjet Pacolli "i ngujuar" në prokurori bashkë me avokatin prej mëngjesit

Miliarderi shqiptar nga Kosova, Behgjet Pacolli raportohet se ndodhet deri në këto momente në Prokurorinë e Posaçme.
Ai u pa i shoqëruar nga avokati rreth orës 10:00 dhe deri në këto momente, që ora shënon rreth 17:00, biznesmeni ende po pyetet.
Nuk dihet nëse ai është thirrur për t'u marrë në pyetje si person që ka dijeni për rrethana të caktuara të hetimit, si kallëzues për investimin e tij në Aeroportin e Vlorës apo ndaj tij është depozituar ndonjë kallëzim nga ortakët e tjerë.
Kompania e tij ka ndërtuar Aeroportin e Vlorës, por nuk është lejuar ta përfundojë, dhe vetë Pacolli disa herë i ka bërë thirrje SPAK për hetime. Behgjet Pacolli dhe avokati i tij, Eduard Halimi, futen në ambientet e organit qendror të hetimit, por deri tani ende nuk kanë dalë.
Aeroporti i Vlorës, më i madhi i realizuar në formën e Partneritetit Publik-Privat (PPP) në Shqipëri, ku MABCO Construction S.A si investitori i huaj dhe financuesi kryesor i projektit ka investuar mjete të konsiderueshme financiare dhe profesionale, vazhdon të mbetet në një situatë të papranueshme juridike dhe faktike.
Behgjet Pacolli i ka bërë disa herë thirrje SPAK-ut që, në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, të ndërmarrë një hetim të plotë, të pavarur dhe të gjithanshëm për të identifikuar dhe mbajtur përgjegjës çdo person që mund të ketë kontribuar në krijimin e kësaj situate.
"Sipas qëndrimit të MABCO-s, kjo situatë ka ardhur si pasojë e një sërë veprimesh dhe mosveprimesh, të cilat përfshijnë, ndër të tjera, mashtrime, falsifikim dokumentesh, Notifikim të jashtëligjeshem të dokumenteve, përdorim të dokumenteve të falsifikuara, ndërhyrje të paligjshme në procese gjyqësore, nxjerrje të vendimeve gjyqësore që më pas janë konstatuar si të paligjshme nga Gjykata e Lartë, moszbatim ose kundërshtim të efekteve juridike të vendimeve të kësaj gjykate, si dhe veprime apo mosveprime institucionale që kanë mundësuar vazhdimin e kësaj gjendjeje", shkruante biznesmeni.
Behgjet Pacolli thekson se kompania e tij MABCO mbetet e vendosur që ta përfundojë këtë projekt në përputhje me kontratën, ligjin dhe standardet më të larta profesionale, duke besuar se institucionet e drejtësisë do të veprojnë me pavarësi, paanshmëri dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.
Po ndodh...
ide
ERA që nuk ndalet më!
Fundi i Vuçiç, kambana e pushtetit që bie në kurthin e vet!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
