“Google” përgatitet të testojë çipat e IA-së në hapësirë

“Google” do të dërgojë në hapësirë një satelit prototip, për të testuar se si funksionojnë çipat e kompanisë për inteligjencën artificiale (IA) në kushtet e hapësirës.
“Google” tha se sateliti do të vendoset në orbitë të ulët rreth Tokës, ku mund të ketë qasje pothuajse të vazhdueshme në rrezet e Diellit.
Sipas kompanisë, kjo mund të mundësojë prodhimin e deri në tetë herë më shumë energji diellore sesa në Tokë.
Në të ardhmen, “Google” synon të shqyrtojë mundësinë e lidhjes së shumë satelitëve, të cilët së bashku mund të kryejnë detyra më të mëdha të inteligjencës artificiale ndërsa ndodhen në orbitë.
Për testin, “Google” do të dërgojë javën e ardhshme, çipat e tij të posaçëm për përpunimin e IA-së, të quajtur Tensor Processing Units (TPU) – (Njësitë e Përpunimit të Tenzorit), me një raketë “Falcon 9” të “SpaceX”.
Kompania do të kontrollojë nëse këta çipa mund t’i përballojnë tronditjet dhe ngarkesat fizike gjatë fluturimit, si dhe rrezatimin dhe ndryshimet shumë të mëdha të temperaturës në hapësirë.
“Google” tha se ky test i parë, do të shërbejë për të parë çfarë funksionon, cilat janë problemet dhe çfarë duhet përmirësuar për misionet e ardhshme.
Një tjetër sfidë është ftohja e qendrave të të dhënave në orbitë.
Çipat që kryejnë llogaritje të shumta prodhojnë shumë nxehtësi, ndaj duhet një mënyrë për t’i ftohur në hapësirë.
“Google” duhet gjithashtu të sigurojë që satelitët të mund të shkëmbejnë sasi shumë të mëdha të të dhënave me shpejtësi të lartë.
Kompania theksoi se përdorimi i hapësirës, si një vend për të kryer në shkallë të gjerë llogaritje të inteligjencës artificiale, nuk do të ndodhë menjëherë.
Fillimisht duhet të provohet se pajisjet mund të funksionojnë në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme në orbitë.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Shteti shqiptar në agoni, Vlora Hyseni ja bëri fora!
Ështe integriteti, o budalla!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128