Havertz dhe Musiala largohen nga grumbullimi i Gjermanisë, Klopp thërret Wirtz

25 September 2026, 15:46 / SPORT ALFA PRESS

Kombëtarja e Gjermanisë ka pësuar dy mungesa të rëndësishme në prag të ndeshjeve të radhës, pasi Kai Havertz dhe Jamal Musiala janë detyruar të largohen nga grumbullimi për shkak të dëmtimeve.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Federata Gjermane e Futbollit përmes një njoftimi zyrtar. Për sulmuesin e Arsenalit, Kai Havertz, bëhet fjalë për një tërheqje muskulore, të pësuar gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Holandës.

Ndërkohë, Jamal Musiala kishte pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë gjatë nxehjes para fillimit të ndeshjes. Federata gjermane ka konfirmuar se ekzaminimet e kryera vonë mbrëmjen e së enjtes e kanë konfirmuar dëmtimin muskulor.

“Jamal Musiala kishte pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë gjatë nxehjes para ndeshjes. Diagnoza u konfirmua nga ekzaminimet e kryera të enjten në mbrëmje”, thuhet në njoftimin e Gjermanisë.

Për të plotësuar boshllëkun e krijuar nga këto dy mungesa, në grumbullim janë thirrur Florian Wirtz dhe Jonathan Burkardt.

Të dy futbollistët ishin pjesë e listës së dytë të lojtarëve dhe fillimisht pritej që t’i bashkoheshin ekipit të dielën, për t’u përgatitur për dy ndeshjet e fundit të kësaj pauze ndërkombëtare.

Largimi i Havertz dhe Musialës është një goditje për Gjermaninë, e cila tashmë duhet të bëjë llogaritë me dy mungesa të rëndësishme në repartin ofensiv.

Po ndodh...

ide