Akuza për ish-presidentin e SHBA/ Rama nga New York: Joe Biden e tradhtoi Hashim Thaçin!

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Joe Biden e tradhtoi Hashim Thaçin, pas dënimit të tij në Hagë me 25 vite burg.
“Po vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar këtu, Hashim Thaçit. Ai nuk është me ne sot këtu sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Biden, që e quajti George Washington-in e Kosovës, e tradhtoi. Sepse edhe pse Gjenerali Clark bëri më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën”, tha Rama nga Nju-Jorku, ku mor pjesë në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane.
“Jam i sigurt që ky vend mund të kishte bërë më shumë. Së pari duke mos lejuar që kjo farsë të niste”, shtoi Rama, përcjell A2 CNN, duke nënkuptuar ngritjen e Gjykatës Speciale.
Më 16 shtator, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, fajtor për krime lufte nga Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë. Thaçi, 58 vjeç, u dënua me 25 vjet burg për krime, përfshirë vrasje, torturë dhe ndalim të paligjshëm, të kryera kur ai ishte komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë prillit 1998 dhe 20 qershorit 1999, kur Kosova po luftonte për t’u shkëputur nga Serbia.
Në vendimin e dhënë Gjykata tha se Thaçi u shpall fajtor për vrasjen e 96 kundërshtarëve politikë dhe personave të konsideruar bashkëpunëtorë të forcave serbe të sigurisë, të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë konfliktit.
Për akuza të ngjashme, u dënua me 25 vite burg edhe Jakup Krasniqi. Kadri Veseli u dënua me 18 vite burg ndërsa Rexhep Selimi u dënua me 13 vite burg.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Shteti shqiptar në agoni, Vlora Hyseni ja bëri fora!
Ështe integriteti, o budalla!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128