Plagosje me armë zjarri te “Zogu i Zi”, një person dërgohet me urgjencë drejt Traumës

25 September 2026, 15:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë të premte në zonë ne “Zogut të Zi” në Tiranë. Burime për mediat bëjnë me dije se një shtetas nga Kosova ka mbetur i plagosur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, për më tepër informacione priten detaje të tjera në vijim.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.09.2026, rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi kosovar Gj. K., rreth 33 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Paraprakisht, nga hetimet, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Po ndodh...

ide