Video-skandali/ Shefi i Komisariatit të Fushëkrujës Elton Shahini, rrihet me shpulla në mes të rrugës!

25 September 2026, 12:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Disa pamje të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale sugjerojnë dhunimin në mes të rrugës të shefit të komisariatit Krujë, Elton Shahini.

Pamjet janë publikuar edhe nga ish-deputeti Myslim Murrizi, i cili thotë se në pamje shihet se si në mes të rrugës rrihet Elton Shahini, drejtuesi i komisariatit të Krujës, i cili më parë ka qenë dhe shefi i komisariatit nr.1 në Tiranë.

Reagimi i Murrizit:

Ky që e rreh si duket duhet të ketë “të drejtë” se ndoshta i ka zënë rrugën ose mund ta ketë vartës, nëse ky që e rreh është pjesë e “strukturave” që e kanë emëruar. Ndoshta është edhe oficer i SHISH, të trëndafiles Vlora Hyseni dhe ka marrë “urdhër” që t’ia fiki radarin shefit të komisariatit të Krujës. Ehhhh ku jemi katandisur.

Kur rrihet në mes të rrugës një  shef komisariati vaj medet çfarë sigurie do të ofrojë kjo polici për qytetarët. Dhe jo vetëm e ka rrahur por nuk e ka lënë të bëjë as denoncim si duket. Bela e madhe kur je i emëruar e i promovuar nga klane të pista apo bota e krimit edhe të rrahin edhe nuk të lënë “të qash”. 

Me siguri SHISH i Durrësit duhet të ketë bërë raport për këtë ngjarje argëtuese për qytetarët që ishin të pranishëm aty në këtë moment “pikant”. 

 

Po ndodh...

ide