“Ke kaluar nga zyra e Ergysit që u bëre deputete?”/ Ministrja Erjona Ismaili i përgjigjet Berishës: Tek Agasi isha bashkë me Argitën

25 September 2026, 10:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Një debat i djeshëm në parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vazhduar në rrjetet sociale, ku ministrja Erjona Ismaili ka reaguar së fundmi.

Berisha dje në fjalën e tij iu drejtua ministres duke i thënë: vetëm një pyetje, keni kaluar ju zonjë nga zyra e Ergysit, të ka shërbyer për tu ngjitur në detyrë si deputete?

Pas kësaj deklarate kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi i ndërpreu fjalën. Së fundmi Ismaili ka publikuar një video të fjalës së saj, teksa në përshkrimin e videos shkruan: “Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha së bashku me Argitën (të bijën e Berishës)”.

Në fjalën e saj në parlament, Ismaili bënte një fjalim, ku shprehej: “Si mund ta harrojnë shqiptarët SHISH-in e atëhershëm, as kur kryeministri urdhëronte policinë të mos zbatonte urdhrin e arrestit të një prej besnikëve, që ishte shpërblyer si drejtor tatimesh. Si mund të harrohet SHIK-u i Gazidedes si drejtues në operacionin e 97-ës. Si harrohet SHIK-u kur në 2012 Ilir Kumbaro u dënua me 15 vite burg për shkaktimin e vdekjes së Remzi Hoxhës. Ndihmove të arratiset nga Shqipëria në 97-ën ish-kreun e inteligjencës në Turqi dhe Siri. Aleanca e NATO në 2009-ën kufizoi aktivitetin e saj në Shqipëri për dokumentet sekrete dhe të energjisë bërthamore”.

Kjo nxiti edhe reagimin e Berishës, që e çoi debatin edhe më tej, duke akuzuar drejtpërdrejt ministren për takime me Agasin, në një moment kur “gëlojnë” lajmet për marrëdhënien mes biznesmenit dhe ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni.

“Sot në ditën kur të dhënat sensitive që NATO i besonte Shqipërisë kanë kaluar në duart e armiqve të Shqipërisë dhe NATO-s. Ka vetëm një rrugë dorëheqjen e menjëreshëm të padrinos, i cili ndërtoi këtë piramidë turpi narko-shteti. Si mundeni të qëndroni indeferent dhe recitoni. Në rastin më skandaloz të historisë së NATO-s, ju bëni sikur nuk ka ndodhur gjë. Për ju kam vetëm një pyetje, keni kaluar ju zonjë nga zyra e Ergysit, të ka shërbyer për tu ngjitur në detyrë si deputete. Kjo zonja ka kaluar nga zyra e Agasit apo jo“, u shpreh Berisha.

Po ndodh...

ide