Protesta pranë OKB-së, arrestohet aktorja Susan Sarandon në New York

Aktorja amerikane Susan Sarandon është arrestuar në Nju Jork së bashku me protestues të tjerë gjatë një demonstrate pranë selisë së Kombeve të Bashkuara, pak para fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Protestuesit zhvilluan një protestë ulur në rrugë, duke mbajtur pankarta me slogane kundër mbështetjes ushtarake amerikane për Izraelin dhe duke kërkuar përfundimin e luftës në Gaza. Në pamjet e publikuara nga Agjencia France-Presse dhe TMZ, Sarandon shihet teksa policia i vendos prangat dhe e largon nga vendi i protestës.
Susan Sarandon and Hannah Einbinder handcuffed at Netanyahu protests outside NYC U.N.
?: https://t.co/EfLFqnJy03 https://t.co/i9rECbv8gR
— TMZ (@TMZ) September 24, 2026
Policia e Nju Jorkut deklaroi se turma ishte urdhëruar të largohej pasi protestuesit kishin bllokuar një kryqëzim. Personat që nuk iu bindën urdhrit u morën në paraburgim.
Deri tani nuk është bërë e ditur numri i saktë i personave të arrestuar gjatë protestës.
Arrestimi i Sarandon ndodhi në një kohë kur në Nju Jork janë zhvilluar protesta të shumta në lidhje me luftën në Gaza dhe politikën e SHBA-së ndaj Izraelit, në kuadër të aktiviteteve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Shteti shqiptar në agoni, Vlora Hyseni ja bëri fora!
Ështe integriteti, o budalla!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128