Protestat/ Rama: Të gjithë kundërshtarët e Trumpit gjetën bulevardin e Tiranës!
Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me protestat që kanë pushtuar Tiranën muajt e fundit, ku qytetarë dhe studentë kërkojnë dorëheqjen e tij.
Nga Dublini i Irlandës, Rama ka deklaruar se protesta, sipas tij, nisi si rezultat i një urrejtje për Donald Trumpin dhe më pas të gjithë kundërshtarët e këtij të fundit dolën në protestë në Tiranë.
“Revolucioni i Flamingove” ishte rezultat i një urrjetjeje ndaj Donald Trump për këtë çështje mjedisore. Të gjithë kundërshtarët e Trumpit gjetën bulevardin e Tiranës për ta bërë këtë betejë, njësoj si Çezari kundër Pompeut që gjeti Shqipërinë e Jugut. Këtu Jared Jushner nuk ka marrë asnjë palë marrëveshje sepse akoma jemi në negociata pavarësisht mllefit dhe urrejtjes mediatike. Unë shqetësohem se si të bëj të mirën për vendit tim dhe se si çdo investim të mbështetet në parimet dhe kufijtë ligjorë që i përmbushin ato. Kush është i ndershëm dhe i korruptuar përcaktohen nga ligji dhe jo nga sheshet publike”, shprehet Rama.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
"RNB-BNB", si thirrje për t’i dhënë fund tranzicionit!
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Atdheu pa semaforë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

