Samiti i NATO-s/ Shqipëria propozon shtyrjen ose zhvillimin virtual
Organizimi i samitit të NATO-s në Shqipëri gjatë vitit të ardhshëm duket gjithnjë e më i pasigurt.
Përballë hezitimit të aleatëve për të konfirmuar zhvillimin e takimit në Tiranë, qeveria shqiptare po shqyrton edhe alternativa të tjera, përfshirë shtyrjen e samitit ose mbajtjen e tij në format virtual.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në një prononcim për median ndërkombëtare “Politico”, ka bërë të ditur se Shqipëria është e gatshme të diskutojë një format më fleksibël për organizimin e këtij takimi të nivelit të lartë.
Sipas raportimit të “Politico”, diplomatët e NATO-s e konsiderojnë pak të mundshëm zhvillimin e samitit në Shqipëri vitin e ardhshëm.
Mes arsyeve që kanë ndikuar në hezitimin e drejtuesve të Aleancës për të dhënë angazhimin e tyre përmenden shpenzimet e ulëta të Shqipërisë për mbrojtjen, si dhe marrëdhëniet gjithnjë e më të tensionuara me presidentin amerikan Donald Trump.
Po ashtu prej muajsh në Tiranë vazhdon protesta qytetare e cila kërkon largimin e kastës politike.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
"RNB-BNB", si thirrje për t’i dhënë fund tranzicionit!
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Atdheu pa semaforë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

