Ofendoi Jasir Asanin gjatë ndeshjes në Iran, gjyqtari anësor e pëson keq

Një mbledhje e jashtëzakonshme u mbajt dje në Iran, për shkak të përplasjes së Jasir Asanit me gjyqtarin anësor Alireza Ildorom. Ky i fundit është pezulluar, pasi dyshohet që ofendoi rëndë me familje Asanin.
Bëhet fjalë për ngjarje të ndeshjes Esteghlal Khuzestan dhe Esteghlal Teheran ku ndodhet Asani. Sfida e 7 nëntorit u mbyll me barazim, teksa audio e penalizon rëndë arbitrin asistent.
Lajmi është raportuar në Iran. “Pasi u konfirmua fyerja e Ildoromit ndaj Asanit dhe u shqyrtua audioja e regjistruar nga sistemi VAR, edhe Komiteti i Arbitrimit i Federatës së Futbollit ka ndërhyrë në çështjen e shkeljeve të kryera nga arbitri asistent.
Sipas informacioneve, për momentin, përpara se Komiteti Disiplinor të japë vendimin përfundimtar, Komiteti i Arbitrimit e ka pezulluar Ildoromin nga drejtimi i ndeshjeve.
Për këtë çështje pritet të zhvillohet një takim mes Danial Moradit, drejtuesit të Departamentit të Arbitrimit, dhe Abolfazl Hasanzadeh, kryetarit të Komitetit Disiplinor të Federatës së Futbollit.
Në këtë takim do të shkëmbehen mendime lidhur me Alireza Ildoromin, fjalët e përdorura prej tij, si dhe sjelljen e Asanit”, shkruhet në raportim.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
"RNB-BNB", si thirrje për t’i dhënë fund tranzicionit!
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Atdheu pa semaforë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
