Kërcënohet me jetë nga Irani sekretari amerikan, Scott Bessent largohet nga banesa dhe zhvendoset në bazë ushtarake

11 November 2026, 13:01 / BOTA ALFA PRESS

Kërcënohet me jetë nga Irani sekretari amerikan, Scott Bessent

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, është larguar nga banesa e tij dhe është zhvendosur në një bazë ushtarake, pas kërcënimeve me jetë që i kanë ardhur nga Irani.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, vendimi është marrë për arsye sigurie, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi shkallën dhe seriozitetin e kërcënimit ndaj zyrtarit të lartë të administratës së presidentit Donald Trump.

Zyrtarë të Departamentit amerikan të Thesarit kanë konfirmuar zhvendosjen e Bessent-it, duke theksuar se ai “nuk do të zmbrapset nga kërcënimet e regjimit iranian”. Lajmi është raportuar nga mediat The Times dhe Fox Neës.

Zhvendosja e sekretarit amerikan të Thesarit vjen në një periudhë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, rreth nëntë muaj pas nisjes së luftës. Presidenti Donald Trump ka argumentuar se ndërhyrja ushtarake ishte e nevojshme për të parandaluar pajisjen e Iranit me armë bërthamore.

Po ndodh...